Lajme

Musliu: Secilin aktvendim që ka dalë nga këto seanca do ta çojmë në Gjykatë

09/09/2026 22:54
nga:L J

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në ”Click” të RTV21, ka deklaruar se janë krijuar kushtet që çështjet lidhur me zhvillimet në Kuvend të dërgohen në Gjykatë.

Ajo tha se, pas datës 16, PDK-ja do t’i drejtohet Gjykatës edhe lidhur me pjesëmarrjen e saj në seanca.

“Janë krijuar të gjitha kushtet që lënda me shku në Gjykatë. Pas datës 16, edhe vetë ne kena me qu në Gjykatë pjesëmarrjen tonë në seanca. E nëse zgjidhet Vlora Çitaku nënkryetare, Albulena Haxhiun, që është zgjedhur kryetare, dhe secilin aktvendimmarrës që ka dalë nga këto seanca, normal që do t’i drejtohemi Gjykatës”, tha Musliu.