Lajme

Musliu reagon e tronditur për vrasjen në fshatin e saj

07/24/2022 11:01
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar e tronditur për vrasjen në fshatin Baks të Skenderajt, i cili është fshati i saj, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se viktima nuk është familjar i saj, derisa ka thënë se ka pasur shumë telefonata për këtë.

Postimi i saj i plotë:

E tronditur nga tragjedia që ndodhi mbrëmë në fshatin tim. Fshati Baks gjithmonë është shquar për raporte të mira të banorëve mes veti, prandaj ky rast na ka tronditur të gjithëve pa dallim.

Bashkëndjej me Familjet Musliu dhe Rexhepi dhe lutem qe tragjedi të tilla mos të ndodhin më, jo vetëm në Baks, por askund në Kosovë. Për shkak të telefonatave të shumta ndjejë për obligim të informoj opinionin se viktima nuk është i familjes time. Ngushllime familjes se viktimes dhe gjithë Fshatit Baks!