Lajme

Musliu: Qytetarët e Kastriotit deri më tani janë shfrytëzuar si makineri votash!

10/06/2021 16:59
nga:M K

Kandidati i PDK-së për kryetar të Obiliqit, Hanefi Musliu, ka thënë se në komunën që ai synon ta drejtojë nuk është punuar sa duhet nga kreu aktual.

Në intervistën e javës në “GazetaBlic“, Musliu ka thënë se është e pamoralshme të thuhet se nuk ka punuar asgjë, porse ka mundur të punojë shumë më tepër.

“Nuk është e drejtë të thuhet se nuk është punuar fare, sepse është e pamoralshme, por jo aq sa e meritojnë qytetarët e komunës së Kastriotit, që sipas tij shpeshherë janë shfrytëzuar si makineri votash”, tha ndër të tjera Musliu.

/GazetaBlic/