Lajme

Musliu: Qytetarët do t’i njoftojmë për gjendjen e sigurisë me informatat e konfirmuara që i ka AKI-ja

07/10/2024 12:39
nga:G B

Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Kujtim Shala, ka raportuar sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Raportimi i tij u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të natyrës së punës së institucionit të AKI-së.

Pas përfundimit të mbledhjes ka folur kryetarja e këtij komisioni Ganimete Musliu.

Musliu tha se u evidentuan disa çështje të brendshme të Agjencisë.

Deputetja njoftoi se javën tjetër është thirrur për raportim drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, për gjendjen e sigurisë në vend.

“Duke pasur parasysh që kemi dëgjuar deklarata që shumta të krerëve të shtetit për ndjeshmërinë e sigurisë në vend dhe rreziqet e mundshme që mund t’i kanosen vendit ditëve në vijim”, tha Musliu.

“Si komision ramë dakord që të marrim informatat e konfirmuara dhe qytetarëve t’u servohen të vërtetat që i ka AKI-ja”, theksoi ai.

Raportimi i drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës në këtë komision do të mbahet të mërkurën.