Lajme

Musliu: Qeverisja lokale nën udhëheqjen tonë do të ndërtohet mbi vlerat njerzore, normat ligjore dhe dijen

09/21/2021 12:07
nga:Y I

Kandidati i PDK-së për kryetar të Obiliqit, Hanefi Musliu, përmes një shkrimi në Facebook ka treguar arsyet pse ka vendosur t’i hyjë garës për kryetar të kësaj komune, raporton Gazeta Blic.

Musliu ka thënë se banorët e kësaj komune meritojnë një qeverisje e cila do të jetë në shërbim të secilit banor, një qeverisje e cila nuk do të sundoj popullin por do të jetë në shërbim të secilit banor pa dallim bindjeje politike a përkatësie etnike.

“Qeverisja lokale nën udhëheqjen tonë do të ndërtohet mbi këto parime:Mbi vlerat njerëzore, normat ligjore dhe dije-n. (NLD) Duke i ndërthurur këto tri parime, dhe duke e shtuar përvojën time së bashku me ju, jam i bindur që suksesi do të jetë i garantuar” shkruan Musliu në Facebook.

Postimi i plotë: