Lajme

Musliu për Skënderbeun: Është heroi i imi nëse rilindasit e kanë shpallur si hero kombëtar, e jo zot të Krishtërimit

10/24/2022 22:02
nga:G B

Mulla Osman Musliu, në debatin Politiko, ka folur për heroin kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeun, ku është shprehur se Skënderbeu është heroi kombëtar i tij vetëm nëse është ashtu i shpallur, dhe jo zot i Krishtërizmit’.

“Nëse rilindasit e kanë bo si figurë kombëtare të shqiptarëve po, po nese Hashim Thaqi ka thënë në katedrale se është zot i krishtërimit, nëse është zot i Krishtërizmit atëherë nuk është hero i imi se unë jam musliman. Nuk më vjen marre mu këtë punë me thonë”, tha Musliu.