Për dallim nga lufta konvencionale që zhvillohet terren dhe me luftë të hapur Serbia zhvillon luftë hibride ndaj Kosovën dhe për këtë ka mbi 30 mijë njerëz që punojnë çdo ditë ka pohuar eksperti i sigurisë Agim Musliu.
Sipas Musliut, lufta hibride fillon nga diçka e përditshme dhe sociale dhe përfundon në diçka jo aq të përditshme, siç është një intervenim ushtarak.
“Lufta hibride nuk është një dimension, i përshin të gjitha dimensionet e jetës. Që nga kultura, socialja, ekonomi e të tjera. Dhe përfundon një sulm terrorist siç e pamë në Banjskë, me intervenim ushtrat. Mund të ballafaqohemi shume lehtë me këtë lloj të luftës hibride, e cila është shumë e egër ndaj nesh, ne nuk kemi bash shumë kapacitet të zhvilluara.
Çdo institucion duhet ti kenë në nivel kogja të lartë, sepse jemi të cenueshëm. Serbia ka shumë janë diku rreth 30 mijë njerëz që punojnë për çdo ditë në këtë aspekt dhe paguhen nga shteti për të sulmuar Kosovën në çdo aspekt. Edhe efekti arrihet, dashe s’dashe arrihet. E jona është të rritet kapacitetet dhe të insistojmë në të vërtetën ta plasojmë të vërtetën”, ka treguar Musliu.
Sipas Musliut, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, dëshiron t’ia kthejë borxhin NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bombardimet ’99-tës.
Musliu ka theksuar se Vuçiqi dëshiron ta vazhdojë misionin që ka lënë në gjysmë kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.
“Vuçiqi dëshiron për t’ia kthyer borxhin NATO-s dhe Amerikës për bombardimet e Millosheviqit. Ata nuk e kanë kritikuar asnjëherë Millosheviqin që e ka qenë kasap apo i keq, por që nuk e ka përmbushë misionin. Ky dëshiron ta vazhdojë atë mision dhe do t’i hakmerret NATO-s dhe ShBA-ve për bombardimet që u ka pësuar në Serbi. Në atë moment të bashkëpunim me Putinin, ai edhe armatoset, edhe i zhvillon taktikat, jo vetëm për rajon, por edhe gjetiu, ku informohet nga Vulini dhe agjentë tjerë të FSB-së. Në RS e kemi një trimërim të Dokut që kërcënon edhe zyrtarët dhe ambasadorë tjerë. Kjo vjen nga një përkrahje e Putinit, të cilat janë të kota, historikisht Rusia nuk i ka ndihmuar Serbia, as Serbisë dhe askujt”, ka thënë Musliu në “FIVE” të Dukagjinit.
Sipas Musliut, Serbia është duke u armatosur në mënyrë të shpejtë me armatim ofensivë.
“Serbia po armatoset me hapa të shpejtë. Me armatim ofensivë. Me aeroplanë nga Rusia, me raketa nga Kina dhe me armatime tjerë si helikopter dhe armatime të tjera që i prodhon vetë. Hiç më larg se dje agjenti i FSB –së i Putinit kishe një vizitë në ushtrinë serbe, ku me rastin e vizitës nuk e la pa përmendur edhe sistemeve raketave aa1 që e bejten nga Kina… dhe disa mjete tjetra nga Rusia për pengimin e kombinimit dhe po ashtu një mijë dronë vetëvrasës që i kanë porositura nga Irani…”, ka shtuar Musliu.


