Lajme

Musliu për dëshmorët e Negrocit, Llapushnikut, Arllatit, Gjergjajt e Vuçakut: Gjaku i tyre, themel i lirisë tonë

04/12/2026 19:45
nga:Genita C

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shprehur nderim dhe krenari për dëshmorët dhe martirët e Kosovës në këtë ditë të shenjtë, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi se gjaku i dëshmorëve nga Negroci, Llapushniku, Arllati, Gjergjati dhe Vuçaku është themeli i lirisë, dhe amaneti i tyre do të jetojë përjetë në zemrat e qytetarëve.

“Lavdi përjetshme për ta!” ka përfunduar Musliu.