Lajme

Musliu: PDK po mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamza alternativa më serioze për Kosovën

09/22/2024 20:28
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se kjo parti me strukturat e saj në Gjermani po mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ajo thotë se mërgata nuk lejon të shkatërrohet shteti në emër të tyre dhe se Bedri Hamza është alternativa më serioze për Kosovën.

Postimi i saj:

PDK në Regensburg të Gjermanisë mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Mërgata jonë nuk lejon që të manipulohen e të shkatërrohet shteti në emër tyre.

Bedri Hamza alternativa më serioze për Kosovën.