Lajme

Musliu: PDK-ja në katër vitet e ardhshme do të qeverisë me Kosovën, s’përjashtohen koalicionet

09/17/2024 18:47
nga:Genita C

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se partia e saj në katër vitet e ardhshme do të qeverisë me Kosovën.

Ajo është shprehur se nuk përjashtohen as koalicionet, por siç tha varet me kë, përcjell Klankosova.tv.

“Unë mund të them sot që Partia Demokratike në katër vitet e ardhshme do të qeverisë me Kosovën. Nuk përjashtohen koalicionet, varet me kë”.

“Unë mendoj që Partia Demokratike e Kosovës duhet të jetë serioze me ofertën e saj ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, siç ka qenë deri më tani”, është shprehur ajo.