Lajme

Musliu: Pas “Rojave të Urës” e “Mbrojtjes Civile”, tash Vuçiq e Radojçiq paraqitën me formacionin e ri paramilitar “Brigada e Veriut”

08/18/2022 12:30
nga:Astrit Gashi

Mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës, përkatësisht në sheshin “Car Llazar”, afër urës së Ibrit janë parë disa grafite me mbishkrimin në gjuhën serbe “Mos u brengosni. Këtu jemi. Ju presim”, me simbolin “Brigada e Veriut”.

Lidhur me këtë ka reaguar eksperti i sigurisë Agim Musliu, duke thënë se presidenti serb Aleksandar Vuciq dhe krimineli Milan Radoiciq paraqitën me formacionin e ri paramilitar “Brigada e Veriut”.

Sipas Musliut, shkrimi i këtyre grafiteve është një kërcënim për sigurinë e Kosovës.

“Pas ‘Rojave të Urës’ e ‘Mbrojtjes Civile’ e formacioneve të tjera, tash Vuçiqi e Radoiçiqi paraqiten me këtë formacionin e ri paramilitar ‘Brigada e Veriut’. Sado që në plan të parë kjo duket një kërcënim ndaj sigurisë në Kosove, unë më shume po e shoh si një huti dhe përpjekje të kriminelëve serbë për t’ia rritur vlerën Vuçiqit sot e tutje në Bruksel”, shkruan Musliu në Facebook.