Lajme

Kërkesat e Policisë, Musliu: Nëse Bedri Hamza s’do i realizon këto kërkesa, unë do i kërkoi llogari

10/04/2024 09:39
nga:N K

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shprehur shqetësimin e saj mbi situatën e Policisë së Kosovës, duke theksuar se kërkesat e Policisë së Kosovës kanë mbetur të pa realizuara dhe se gjendja dhe pas një viti është e njëjtë

Ajo ka theksuar se, nëse Bedri Hamza i cili pretendon për kryeminister në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk adreson këto çështje brenda 100 ditëve të qeverisjes së tij, Musliu do të kërkojë llogari për këtë neglizhencë.

“Policia e Kosovës para një viti kishte këto kërkesa, edhe një vit pas gjendja është e njejtë. Nëse Kryeministri i ri Bedri Hamza brënda 100 dite të qevrrisjes së tij nuk i adreson këto çështje unë përsonalisht do ti kërkoj llogari”, tha Musliu në reagimin e saj në Facebook.

Postimi i plotë: