Lajme

Musliu: Në Qeverisjen time do të rritet mbështetja për gratë ndërrmarëse

09/22/2021 18:33
nga:M K

Kandidati i PDK-së për Obiliqin, Hanefi Musliu, sot ka zhvilluar një takim me gratë e qytetit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Musliu ka thënë se në Qeverisjen e tij, do të krijohet një fond i zhvillimit të sektorëve ekonpmikë të favorshëm për gratë, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Mund të them me përgjegjësi të plotë se gratë ndërrmarrëse asnjëherë nuk kishin përkrahje komunale për zhvillimin e biznesit të tyre, dhe aq më pak për hapjen e një biznesi të ri.
Fuqizimi i grave rrit pavarësinë ekonomike, fuqinë e tyre vendimmarrëse dhe liritë sociale duke sjellë një efekt pozitiv në marrëdhëniet gjinore në nivel familjeje dhe komuniteti.
Fuqizimi i grave përmes zhvillimit të sektorëve ekonomikë përbën një mundësi reale për gratë, sipërmarrjet familjare dhe bizneset e vogla në Obiliq.
Ne do të krijojmë një fond stimulues për gratë fillestare në biznes, do të ndajmë buxhet nga kategoria e subvencioneve për stimulimin e grave sipërmarrëse, do të ndërtojmë partneritet me shoqatat e grave, sidomos ato afaristeve, për avancimin e interesave të grave sipërmarrëse dhe këshillimin e grave fillestare në biznes.
Organizimi i këtyre formave me bazë gjinore u mundëson grave të kenë në pronësi të tyre dhe të kontrollojnë asetet duke rritur në këtë mënyrë jo vetëm produktivitetin, por edhe vetë-vlerësimin.
#BashkëPërObiliqin

/GazetaBlic/