Lajme

Musliu: Moska po bëhet varreza e kriminelëve serbë të luftës

08/23/2022 16:15
nga:Astrit Gashi

Gjenerali i pensionuar i Ushtrisë së Serbisë, Bozhidar Deliq ka vdekur sot në Moskë.

Deliq, i cili ishte zgjedhur nën-kryetar i Kuvendit të Serbisë, ka qenë komandant i Brigadës së Motorizuar 549, që ka marrë pjesë në kryerjen e shumë krimeve ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë.

Lidhur me këtë ka reaguar eksperti i sigurisë Agim Musliu, duke thënë se kryeqyteti rus po bëhet varreza e kriminelëve serbë të luftës.

“Moska po bëhet varreza e kriminelëve serbë të luftës. Pas Veljko Kadijeviq (vdiq në Moskë, 2014), më pas Mira Markoviq (vdiq në Moskë, 2019) – sot në Moskë vdiq Bozhidar Deliq, i cili është përgjegjës për shumë vrasje gjatë luftës në Kosovë”, thekson Musliu në Twitter.