Lajme

Musliu: Ministrat në detyrë të kësaj qeverie vazhdojnë të përdorin asetet shtetërore si pronë private

05/19/2025 12:56
nga:Genita C

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj abuzimit të pushtetit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe qeverisë në detyrë, duke e akuzuar për bllokimin e institucioneve dhe përvetësimin e aseteve shtetërore, raporton GazetaBlic.

Sipas saj, ministrat në detyrë po përdorin asetet shtetërore për interesa personale dhe propagandë partiake, duke thelluar krizën politike në vend.

Musliu thekson se veprimet e Vetëvendosjes po dëmtojnë rendin kushtetues dhe demokratik të Kosovës.

Ajo bën thirrje për angazhim të qytetarëve, mediave dhe shoqërisë civile për të kundërshtuar këtë abuzim me pushtetin, duke kërkuar institucione funksionale dhe jo pushtet të kapur.