Lajme

Musliu me thirrje për kthim të seancës së jashtëzakonshme për Policinë

10/12/2023 14:49
nga:G C

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në Kuvendin e Kosovës ka bërë thirrje që të kthehet seanca e jashtëzakonshme në të cilën parashihet të votohet Rezoluta që ka të bëjë me mbështetjen e kërkesave për Policinë e Kosovës.

Kjo sepse sipas saj, asnjë seancë tjetër dhe asnjë temë tjetër nuk është më me prioritet se siguria e vendit.

“Asnjë seancë tjetër dhe asnjë temë tjetër nuk është më me prioritet se siguria e vendit. Prandaj unë kërkoj që të kthehet seanca e jashtëzakonshme dhe të procedojmë që ta votojmë rezolutën e cila kërkon të mbështetë kërkesat e Policisë së Kosovës”.

“Nuk mjafton të bëjmë spote reklamuese e të përqafohemi me ta, Policia e Kosovës ka nevojë urgjente t’i plotësohen kërkesat”, tha Musliu.

Ndryshe gjatë seancës paraprake Vetëvendosje nuk morri pjesë në debatin e ftuar nga opozita për miratimin e rezolutës për mbështetje për Policinë e Kosovës.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Kusari-Lila tha se rezoluta e propozuar nga PDK nuk ka të bëjë me gjendjen apo statusin e Policisë së Kosovës.

Teksa deputetet e opozitës kanë vendosur nga një fletë në secilën karrige të deputetëve e të kabinetit qeveritar, ku shkruan “E harruat Policinë”