Lajme

Musliu: Kurti sot është i izoluar, nuk ka guxim të takohet me qytetarët

04/21/2026 22:35
nga:Sh R

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në emisionin “Click” të RTV21, tha se kryeministri Kurti nuk ka guxim të takohet me qytetarët e vendit, derisa përmendi edhe shpërndarjen e parave nga qeveria.

“Në realitet njeriu që më së pakti i takon sot qytetarit është Albin Kurti, ai i takon përmes buxhetit të Kosovës po, e thamë që po shpërndanë para në kohë të zgjedhjeve, ai është takimi i Albin Kurtit me qytetarët, Albin Kurti është i izoluar sot, nuk ka guxim sot të takohet me qytetarët e Kosovës dhe deputetët e LVV-së të cilët shkonin në gjelltore kinse po hanë pasul se ne jemi popullor e jemi të barabartë me qytetarët e Kosovës që sot janë bërë milionera, nuk i sheh më duke ecur sheshit”, tha ajo.