Lajme

Musliu-Kurtit: Para se ta nënshkruash Zajednicën, mos e harro Arben Xheladinin, Mon Balajn e Astrit Deharin

02/02/2023 12:27
nga:Y I

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë diskutimit për Asociacionit pas prezantimit të kryeministrit Kurti të gjashtë kushteve për themelimin e tij, ka thënë se para se të nënshkruajë atë t’i kujtojë aktivistët e Vetëvendosjes.

“Para se ta nënshkruash Zajednicën, mos e harro Arben Xheladini, Mon Balajn e Astrit Deharin”, i tha Musliu Kurtit.

Ky i fundit kërkoi mbështetjen e Kuvendit për këto gjashtë pika, për të cilat tha se janë vendosur për ata që po kërkojnë Asociacion.