Lajme

Musliu: Kurti ka dështuar në detyrat dhe përgjegjësitë, po e përdor Veriun si ‘karrotë’ për elektoratin dhe militantët!

09/20/2024 19:02
nga:Sh R

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, thotë se fokusi i shtetit nuk duhet të jetë tek Ura e Ibrit por tek demarkimi i kufirit me Serbinë.

Musliu në një intervistë për GazetaBlic, tha se çështja e Urës së Ibrit nuk duhet të diskutohet në dialog dhe as të mbetët temë e përditshme.

Ajo thekson se Ura e Ibrit është marrë si pretekst që të mbulohet paaftësia e kësaj qeverisje.

“Fokusi ynë nuk duhet të jetë ura e Ibrit, fokusi i shtetit tonë duhet të jetë demarkimi i kufirit me Serbinë, vet fakti që ne e kemi koncentruar komplet debatin si në Kosovë si në institucionet ndërkombëtare në urën e Ibrit kjo është rrezik për Kosovën dhe kjo është një fakt që duhet të na shqetësoj të gjithë. Ura e Ibrit është në mes të Kosovës, është pjesë territoriale e Kosovës dhe as nuk duhet të diskutohet as në dialog dhe as nuk duhet të mbetet temë e përditshme në mediat tona në institucionet tona. Ura e Ibirt është marrë ni pretekst që të mbulohet paaftësia e kësaj qeverisje për të kryer punët për të cilat e obligon vota e qytetarit dhe për çka e ka marrë pushtetin”, tha ajo.

Musliu thotë Ura e Ibrit është shëndrruar në një problem politik dhe elektoral, ku shton se nga paaftësia e Kurtit për të menaxhuar detyrat dhe përgjegjësit që ka, e ka nxjerrë urën si një ‘karrotë’ për elektoratin dhe militantët e tij.

“Ura e Ibrit është një simbolikë tashmë e shëndrruar në një problem të paqenë dhe puro politik e elektoral. Paaftësia e tij për të menaxhuar me detyrat dhe përgjegjësitë që ia ka dhënë qytetari i Republikës së Kosovës, e ka nxjerr urën si një karrotë për elektoratin e tij ose për militantët e tij”, u shpreh Musliu.

Tutje, ajo thotë se nuk na duhet hapja e urës së ‘famshme’ ura e Ibrit, kur Kosova i ka të mbyllura të gjitha urat ndërlidhëse me ndërkombëtarët dhe aleatët strategjik.

“Shteti ynë është në izolim total nga bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi dhe nga SHBA, nuk na duhet hapja e urës së Ibrit ose e urës së ‘famshme’ ura e Ibrit, kur ne i kemi mbyllë të gjitha urat ndërlidhëse bashkëpunuese me institucionet ndërkombëtare e me aletatët strategjik të Kosovës sic është BE dhe SHBA”, potencoi ajo.

Sipas Musliut krimi më i madh që ka bërë Albin Kurti dhe qeverisja e tij është shtrenjtimi i herë pas hershëm i energjisë elektrike.

“Nëse flasim për energjinë iu kujtohen deklaratat e famshme të Albin Kurtit se Kosova flen mbi qymyr e çmimi i energjisë është i lartë e duhet të ulet, dhe krimi më i madh që e ka bërë Albin Kurti dhe qeverisja e tij në këtë mandat është shtrenjtimi i herë pas hershëm ose shumë herë i rrymës gjatë mandatit të tij”, përfundoi ajo për GazetaBlic.