Lajme

Musliu-Konjufcës pas problemeve teknike: Mikrofoni jem po bon, a e udhëheqim bashkë seancën?

12/24/2021 12:56
nga:Y I

Gjatë seancës së ku Kuvendi të Kosovës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca gjatë diskutimit që po mbahet tha se janë disa probleme teknik e duhen rregulluar.

“Janë disa probleme teknik dhe nevojiten disa rregullime, pasi mikrofonat e deputetëve nuk po funksionojnë”, ka thënë Konjufca.

Por siç duket mikrofoni i Ganimete Musliut nuk ishte prishur.

Deputetja Musliu mori fjalën dhe e ftoi Konjufcën që ta udhëheqin bashkë seancën e Kuvendit.

“Mikrofoni jem po bon kryetar. A e udhëheqim bashkë seancën”, tha Musliu duke qeshur.

​“A e ke personale me Kurtin”, Avdyli i drejtohet Sylës: Në kohën e PAN s’keni reaguar kështu