Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se ka gabuar rëndë kushdo që ka menduar se krerët e UÇK-së do të thyhen moralisht në Hagë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se këta burra e dëshmuan se lirinë e Kosovës e kanë prioritet dhe burgun e kanë më të lehtë kur e dinë se e kanë popullin e lirë.
Postimi i saj i plotë:
Kush do që ka menduar që krerët e UÇK-së do të thyhen moralisht në Hagë ka gabuar rëndë.
Ai ose ajo që mendon një gjë të tillë nuk e njeh shpirtin liridashës të popullit të vet.
Këta burra e dëshmuan që Lirinë e Kosovës e kanë prioritet mbi vetveten, mbi familjet e tyre e mbi politikat ditore. Burgun e kanë me të lehtë kur e dinë që popullin e kanë të lirë.


