Lajme

Musliu ironizon me Kurtin: ‘Albin Qershia’, mirë që tash po e njohin edhe qytetarët e Kosovës këtë mashtrues

10/08/2024 23:05
nga:Sh R

Qeveria e Kosovës hoqi masën e ndalimit të importeve për mallrat nga Serbia në një pikë kufitare me Serbinë, në atë të Merdares, që cilësohet pika kryesore kufitare Kosovë-Serbi.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, e cila ka ironizuar me kryeminsitrin Kurti duke e quajtur ‘Albin Qershia’.

Sipas saj, Kurti duhet t’iu kërkojë falje të gjithë aktivistëve të cilët i nxiste të protestonin duke i manipuluar e keqpërdorur për kauzen e tij të rrejshme.

Musliu në një prononcim për GazetaBlic, thotë se opozita e ka njohur Albin Kurtin, mirëpo tani është mirë që po e njohin edhe qytetarët e Kosovës.

“Albin Qershia do duhej t’iu kërkonte falje të gjithë atyre aktivistëve, vajza të reja e djem të rinj të cilët i nxiste në temperatura minus të protestonin në “Merdare” e te “Dheu i Bardhë” duke i manipuluar e duke i keqpërdorur për kauzën e tij të rrejshme. Duke u konfrontuar me Policinë e Kosovës. Ne e kemi njohur këtë mashtrues, këtë demagog klasik, ama është mirë që tashmë po e njohin e po e shohin edhe vet qytetarët e Kosovës”, tha Musliu për GazetaBlic.