Lajme

Musliu ironizon me arsyetimin e Kurtit se pse nuk i vizitoi të akuzuarit në Hagë

12/31/2024 10:51
nga:N K

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur ofenduese dhe të turpshme deklaratën e kryeministrit Kurti dhe arsyen që ka dhënë për mos vizitën në Hagë.

Kurti ka thënë se nuk i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së për arsye se duhet plotësuar shumë formularë.

Musliu në emisionin “InfoNata” me ironi ka thënë se “ai është gjeni, për 3 sekonda mundet me mbush një formular”

“S’patë shumë Edi Ramën, Behgjet Pacollin, Isa Mustafë e plotë të tjerë. Aq dembelë është Albin Kurti a, po ai është gjeni për 3 sekonda mundet me mbush një formularë. Poshtërsia e Albin Kurtit nuk ka kufij”, tha Musliu.

Kurti mbrëmë në RTK foli për Gjykatën Speciale, duke dhënë edhe arsyet se pse nuk shkoi t`i vizitojë udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.

“Unë e kam menduar vizitën në Hagë edhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është fakti që duhej plotësuar shumë dokumente formular, ku ti nënshkruan në Gjykatën Speciale”, tha Kurti.