Lajme

Musliu: Investimi më i madh në politikë ka qenë njohja e vetes, udhëtoj lirshëm, pa bodyguard

11/24/2025 19:02
nga:Genita C

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka folur për rrugëtimin e saj politik.

Ajo tha se investimi më i madh ka qenë në fillim njohja e vetes.

“Investimin më të madh politik që e kam bërë të aktivitetit dhe angazhimit tim, ka qenë në fillim njohja e vetvetes, pranimi i vetvetes dhe puna me vetveten”, tha ajo.

Musliu tha se shprehet lirshëm dhe njëjtë edhe udhëton, siç u shpreh “pa bodyguard”.

“Kur unë e kam pranuar veten kjo që jam, kur unë e njoh shumë mirë veten time dhe e kam një ndërgjegje super të pastër, unë punojë lirshëm, shprehem lirshëm, bëj politikën lirshëm, udhëtoj lirshëm, pa bodyguard, pa truproje”.

“Pa u frikësu se i kam dikujt borxh që ma zë rrugën dhe në momentin që unë ndjej liri absolute, atëherë çdo pengesë është e tejkalueshme”, tha ish-deputetja e PDK-së./klankosova/