Lajme

Musliu i reagon Petkoviqit: Mjaft u fshehët pas fëmijëve, çfarë bënin kriminelët e Banjskës në objektin e “Kryqit të Kuq”?

05/20/2025 18:58
nga:G B

Pas aksionit të ndërmarrë nga Policia e Kosovës dhe Ndërmarrja “Ibër Lepenci” në afërsi të Liqenit të Ujmanit, kanë reaguar edhe nga Serbia.

Drejtori i ashtuquajturës, zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e dënoi vendimin e institucioneve të Kosovës për të marrë nën kontroll një objekt që ai pretendon se i përket “njërës prej organizatave humanitare më të vjetra dhe më të rëndësishme në botë”, duke iu referuar Kryqit të Kuq.

Por këto pretendime janë kundërshtuar nga eksperti i sigurisë, Agim Musliu.

“Përgjigjuni sinqerisht, z. Petkoviq: Çfarë po bënin kriminelët e përfshirë në sulmin terrorist të Banjskës në objektin e “Kryqit të Kuq”?

Z. Petkoviq, sa herë që institucionet e Kosovës veprojnë për të mbrojtur qytetarët e saj, ju ngrini zërin me akuza.

Nëse ai objekt në Zubin Potok vërtet shërbente për fëmijë, trajnime të ndihmës së parë dhe punë humanitare, atëherë na tregoni:

PSE ISHIN TË PËRFSHIRËT NË SULMIN TERRORIST NË BANJSKË ATY?

Çfarë po bënin në atë vend? Ushtrime të ndihmës së parë me armë automatike? Mjaft u fshehët pas fëmijëve! Mjaft e përdorët Kryqin e Kuq për të mbrojtur kriminelët”, ka shkruar Musliu në Facebook.