Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së tha se Vetëvendosja nuk krahasohet me subjektet e tjera politike, sipas tij, për nga vullneti, koncepti, arritje dhe siç u shpreh ai, për nga kultura e qeverisjes.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ku thotë se është e vërtetë që VV-ja nuk mund të krahasohet me subjektet tjera, pasi që të gjitha subjektet tjera kishin koncept, ide, vizion dhe kulturë qeverisje, ndërsa VV-ja nuk ka kulturë, vizion dhe as nuk merr erë nga politika.
Musliu në një prononcim për GazetaBlic, thotë se ura e Saradranit e pasqyron më së miri krahasimin e VV-së me subjektet tjera politike.
“Është e vërtetë që VV nuk krahasohet me subjektet tjera per politiken, konceptin dhe kulturen e qeverisjes? Sepse të gjitha subjektet tjera kishin koncept, kishin ide kishin vizion e kishin kulturë qeverisje kishin progres e kishin projekte për shtetin, ndërsa VV nuk ka as kulturë, as ide, as vizion as projekte as nuk merr erë as nga politika, as nga shteti as nga kultura. Ura e Saradranit e paqyron më se miri krahasimin e VV me subjektet tjera politike.”, tha Musliu për GazetaBlic.
Konjufca: VV-ja s’krahasohet me subjektet e tjera për politikën, konceptin e kulturën e qeverisjes