Lajme

Musliu: Ftesa e Haradinaj për koalicion është më shumë një dëshirë sesa mundësi

01/20/2024 19:42
nga:Sh R

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, thotë se ftesa e Haradinajt për koalicion më shumë shihet si dëshirë sesa si mundësi.

Musliu në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se e respekton dëshirën e Haradinaj, por nuk sheh ndonjë mundësi për një koalicion.

“Sipas mendimit tim ftesa e Haradinajt më shumë shihet si dëshirë se sa si mundësi. Kështu që unë e respektoj dëshirën e Haradinajt shprehur publikisht dhe nuk shoh ndonjë mundësi për një koalicion”, tha Musliu për Gazeta Blic.

Ndryshe, ditë më parë AAK e Nisma e kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pas arritjesbsë koalicionit me Nismën, ka ftuar edhe partitë tjera për koalicion.

Pos PDK-së, e PSD-së, edhe LDK e ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni parazgjedhor.

Deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami ka theksuar që as nuk e kanë shqyrtuar e as nuk e kanë ndërmend ta shqyrtojnë.

Bajrami për ftesën e Haradinajt për koalicion- Nuk e kemi shqyrtu dhe as që do ta shqyrtojmë!

Analisti politik: AAK-ja dhe Nisma, një koalicion i cili synon ta kaloj pragun zgjedhor dhe asgjë më shumë