Lajme

Musliu: Fansat e Kurtit votojnë pa menduar, Ligji për Këshillin e Sigurisë rrezikon sigurinë kombëtare

11/20/2024 14:28
nga:N K

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu shprehet se nuk do të lejojmë që të shkatrrojnë shtetin ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e tij.

Musliu përmes një postimi thekson se Ligjin për Këshillin e Sigurisë e kanë kundërshtuar qysh kohë më parë, pasi që rrezikonte sigurinë kombëtare.

Sipas saj, “fansat” e kryeministrit Kurti e votuan këtë ligj, që tani presidentja Osmani e ktheu në rishqyrtim.

Reagimi i plotë:

Nuk do të lejojmë që të shkatërrojnë SHTETIN ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e SHTETIT!
Me arsyen se Ligji për Këshillin e Sigurisë rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën, ne e patëm kundërshtuar me kohë në Kuvend këtë projektligj por e injoruan kundërshtimin tonë të arsyeshëm FANSAT e Albin Kurtit që më paaftësinë e tyre votojnë pa menduar çdo gjë që ju servon Albini dhe rrezikojnë sigurinë e vendit dhe shkatërrimin e trashëgimisë institucionale.
Tani edhe Presidentja e ktheu në rishqyrtim këtë ligj.