Lajme

Musliu: Është e papranueshme dhe skandaloze që Kuvendi i Kosovës të financojë një ekspozitë që shtrembëron të vërtetën historike

03/28/2026 18:51
nga:Sh R

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj ekspozitës së fundit për masakrat e luftës 1998–1999, duke e cilësuar atë si skandaloze dhe të pa pranueshme për vetë faktin që është financuar nga Kuvendi i Kosovës, raporton GazetaBlic.

Musliu në një prononcim për GazetaBlic, thotë se është e papranueshme që Kuvendi të financoj një ekspozitë që shtrembëron të vërtetën historike dhe cenon rëndë kujtesën kolektive të popullit tonë.

“Është e papranueshme dhe skandaloze që Kuvendi i Kosovës të financojë një ekspozitë që shtrembëron të vërtetën historike dhe cenon rëndë kujtesën kolektive të popullit tonë”, tha ajo.

Ajo u shpreh se përgjegjësia për këtë vendim bie mbi udhëheqjen e Kuvendit, pavarësisht nëse vendimi është marrë nga Kryetarja apo nga Kryesia.
“Ky vendim është i papranueshëm për mua, pavarësisht nëse është marrë nga Kryetarja apo Kryesia e Kuvendit. Distancohem qartë dhe pa asnjë hezitim nga çdo veprim që cenon të vërtetën dhe dinjitetin e historisë sonë”, përfundoi ajo për GazetaBlic.