Lajme

Musliu- deputetëve të VV-së: Jemi të lumtur që jemi pastru prej mbetjeve sikur ju!

06/02/2023 20:16
nga:Y I

Pas fjalës së deputetes  të Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, ka reaguar ashpër deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Musliu tha se çfarë do më shumë (LVV-ja) kur Memli Krasniqi ju tha po vij me ju, edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha hajde shkojmë të gjithë deputetët në veri.

Ndërsa për LDK-në, Musliu, tha se i kanë për diplomaci në Kuvend.

“LDK-në i kemi për diplomaci, i lajmë në Kuvend” tha Musliu, duke sjellë të qeshura në sallë.

Tutje, Musliu tha se VV-ja janë “brumë” i tyre pasi kanë dal nga ata.

Musliu u shpreh se janë të lumtur që janë pastruar prej mbetjeve të tilla.

“Brumi i joni jeni, VV-në e keni marr si lavazh, na jemi krenar e ju jeni frikacak.Na jemi shumë të lumtur që jemi pastru prej mbetjeve sikur ju. Mos luani me fatin e njerzve, bëhuni pak më të dinjitetshëm” tha Musliu në replikën e saj raporton “Gazeta Blic”