Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar në masë të madhe qeverisjen e kryeministrit Kurti, duke e cilësuar si të dhunshëm ndaj adiministrastës shtetërore, raporton GazetaBlic.
Sipas Musliut, kryeministri Kurti dhe veprimet e tij janë arsyeja që Kosova po mbet pa të rinjtë.
“Qeveria Kurti e ka propagandën shujtë për mëngjes, drekë e darkë. Sot dua t’i bëjë thirrje Qeverisë që ta ndalë dhunën dhe presionin ndaj punëtorëve të administratës shtetërore dhe mediave, sepse Kosova po zbrazet. Një nga arsyet është diktatura e instaluar nëpër institucione në Kosovë nga ministrat e paaftë. Në rrugën që ka hyrë Albin Kurti duke kaluar nga kriza në krizë për të fshehur paaftësinë në qeverisje, nuk mund ta shpëtojnë as militantët e frustëruar të VV’së, nuk mund ta shpëtojnë as kabineti i ministrave horror që janë në gjendje të qëndrojnë me një këmbë vetëm për t’ia mbajtur zhagun Albin Kurtit. Albin Kurti e ka humbur betejën me çdo pjesë të shoqërisë në Kosovë”, tha Musliu.


