Sporti

Muslija asiston për mrekulli, vazhdon forma e mirë e futbollistit kosovar në Gjermani

10/08/2023 13:57
nga:Lorik J

Florent Muslija, mesfushori kosovar po vazhdon me paraqitje shumë të mira në Bundesliga ll në Gjermani.

Muslija javë pas jave po vazhdon të jetë protagonist në ekipin e tij tek Paderborni.

Para pak çasteve, Muslija ka dhuruar një super asistim ndaj Braunschweig.

Me një harkim të bukur, ai gjeti Mattes Hansen, i cili më pas realizoi gol.

Më poshtë keni asistimin e Muslijës: