Lajme

Musk thirrje amerikanëve: Votoni Trump, do të shpëtojë Amerikën

10/18/2024 20:48
nga:Y I

Elon Musk, vijon angazhimin e tij për rikthimin e republikanit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Musk mbajti një fjalim në një event për mbledhje fondesh në Pensilvani, një shtet ky i cili konsiderohet i lëkundur ku bëri thirrje për qytetarët amerikanë që t’iu drejtohen kutive të votimit për të shpëtua vendin, pasi sipas tij Amerika është në rrezik.

Ne patjetër që duam kufinj të sigurtë, duam qytete të sigurta dhe duam mos të kemi këtë inflacion të çmendur. Ne duam lirinë e fjalës, duam respektim të Kushtetutës.

Këto janë vlerat që e bëjnë Amerikën atë që është sot. Këto zgjedhje.. në Pensilvani mund të vendoset fati i këtyre zgjedhjeve. Mund të jenë 10 mijë vota, mund të jenë 1 mijë vota por mund të jenë edhe 10 vota ato që mund të bëjnë diferencën,” tha Musk.

Që prej vitit 2002 kur mori nënshtetësinë amerikane, Elon Musk kishte shprehur publikisht se ai ishte një votues demokrat por këtë vit ai deklaroi se nuk mund t’i besojë një presidenti si Joe Biden dhe zgjodhi të mbështeste publikisht republikanin Donald Trump pas atentatit që u bë ndaj tij në muajin korrik.

/Ora News/