Elon Musk duket se po i jep fund ofertës prej 44 miliardë dollarësh për të blerjen e rrjetit social Twitter, duke pretenduar shkelje të shumta të marrëveshjes.
Njoftimi i sotëm i jep fund një sage të gjatë, pasi personi më i pasur në botë vendosi të blejë Twitter në prill, shkruan BBC.
Musk ka vendosur të mos vazhdojë me marrëveshjen sepse Tëitter nuk arriti të sigurojë informacion të mjaftueshëm për numrin e llogarive të padëshiruara dhe false.
Ndryshe, Musk përballet me një tarifë ndarjeje prej 1 miliard dollarësh dhe mund të paditet për këtë tërheqje.


