Jamal Musiala mund të rikuperohet në kohë për t’u përballur me Barcelonën të mërkurën, me 23 tetor.
Gjermani po stërvitet intensivisht pasi dëshiron me çdo kusht të jetë pjesë e skuadrës së Bayern Munichut.
Bayernit pothuajse me siguri do t’i mungojnë mbrojtësit Sacha Boey, Josip Stanisic, si dhe mesfushori startues Pavlovic i cili ka qenë në formë këtë sezon.
Barça do të jetë pa Marc-Andre ter Stegen, Ronald Araujo, Marc Bernal, Ferran Torres, Andreas Christensen dhe Eric Garcia.
/GazetaBlic Sport