Jamal Musiala iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale me sukses pas kthimit nga Kupa e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara.
Në përballjen çerekfinale të Bayernit me Paris Saint-Germain, futbollisti 22-vjeçar sulmues pësoi një frakturë në fibulën e këmbës së majtë, transmeton GazetaBlic Sport.
Ai do të fillojë rehabilitimin të martën dhe nuk do të jetë në dispozicion të bavarezëve për disa muajt e ardhshëm.
Bayerni e humbi ndeshjen kundër kampionit evropian me rezultatin 0:2, dhe Musiala u desh të dilte me barelë në fund të pjesës së parë.
/GazetaBlic Sport/


