Reprezentuesi gjerman, Jamal Musiala është i impresionuar nga cilësitë e futbollistit të ri spanjoll, Lamine Yamal.
“Të luash në këtë nivel në moshën 16-vjeçare është thjesht e mrekullueshme! Në moshën 16-vjeçare, nuk kisha cilësitë fizike për t’u stërvitur me ekipin e parë, por ai është i aftë të luajë vazhdimisht në këtë nivel. Është e mrekullueshme ta shohësh këtë”, komentoi Musiala, transmeton GazetaBlic Sport.
“Spanja ka shumë lojtarë të vlefshëm në skuadër që krijojnë rrezik, qoftë Nico Williams, Lamine Yamal, Pedri… Ata janë të gjithë të aftë të vendosin vetë rezultatin e ndeshjes”, shtoi gjermani.
“Por ne gjithashtu kemi lojtarë të fortë, kështu që ne besojmë në veten tonë”, tha Musiala përpara çerekfinales vendimtare të Euro 2024.
/GazetaBlic Sport/