Sulmuesi i Bayern Munich, Jamal Musiala, shpreson të rikthehet në aksion për bavarezët para fundit të vitit kalendarik, raporton Reuters, pasi pësoi fraktura në këmbë dhe kyçin e këmbës gjatë ndeshjes së Kupës së Botës për Klube kundër Paris Saint-Germain.
“Po bëj përparim në rehabilitimin tim dhe gjithçka po shkon sipas planit. I kam hedhur patericat, por le të mos nxitohemi. Çdo gjë do të marrë kohën e vet. Nuk dua të jap një datë specifike për rikthimin tim, por le të themi se shpresoj të luaj për Bayernin këtë vit kalendarik”, tha ai në një intervistë me Sport Bild.
Sezonin e kaluar, Musiala shënoi 21 gola dhe dha 8 asiste për Bayernin në 44 ndeshje në të gjitha garat.
/GazetaBlic Sport/


