Lajme

Mushkolaj: Vuçiq sërish po viktimizohet, thotë se po e mbron atdheun derisa Kurti po i përndjek serbët nga Kosova

12/11/2022 21:20
nga:G B

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë se Vuçiq sonte u viktimizua sërish, duke thënë se Kurti do që t’i ndjekë serbët nga Kosova, ndërsa ai tha se po e mbron atdheun, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Vuçiq ka besim vetëm te Borrelli, derisa për barrikadat i reagoi edhe Edi Rama, pas amerikanëve e britanikëve.

Postimi i tij i plotë:

Vuçiqi u viktimizu prapë n’RTS. Sipas tij, Kurti po don me i ndjekë serbët nga Kosova, kurse tha se ai vetë po e mbrojka atdheun Po duket se tek ai besim ende ka veç Borrelli. Madje edhe Edi Rama i reagoi, edhe pse pas amerikanëve e britanikëve.