Lajme

Mushkolaj: Vendosjani emrin si të doni, bëhet fjalë për Zajednicë – dështimi ka emër, Albin Kurti

03/19/2023 10:38
nga:G B

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar lidhur me takimin Kurti-Vuçiq dje në Ohër, raporton Gazeta Blic.

Ai fillimisht ka ironizuar duke thënë se Zajednica nuk kalon, por që plani evropian nis zbatimin me themelimin e Asociacionit.

“Zbatimi i planit europian nis me themelimin e Asociacionit. Ama, Zajednica nuk kalon”, ka shkruar Mushkolaj.

Më pas, ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dështimi ka emër: Albin Kurti.

“Thuajse krejt aneksi i zbatimit merret veç me një pikë të marrëveshjes – themelimin e Asociacionit.  Dështimi ka emër: Albin Kurti”, ka shkruar analisti.

Ndërsa, në një tjetër postim, ai ka thënë se bëhet fjalë për Zajednicën dhe emri mund t’i vendoset si të duan, vetëmenaxhim apo vetëadministrim.

“Ngjitja emnin qysh t’doni, ndaç vetëmenaxhim, ndaç vetadministrim – bohet fjalë për Zajednicë”, ka shkruar analisti Imer Mushkolaj në Facebook./Gazeta Blic/