Analisti Imer Mushkolaj ka vlerësuar se, megjithëse fushata zgjedhore është e shkurtër dhe partitë po përpiqen të paraqesin sa më shumë premtime, nga Lëvizja Vetëvendosje po vërehet një qasje më e butë në prag të zgjedhjeve.
Në Debat Plus, Mushkolaj tha se në intervistat e fundit para nisjes së fushatës, veçanërisht nga kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, është krijuar përshtypja e një zbutjeje të fjalorit.
Megjithatë, sipas tij, kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht ndryshim real të qasjes.
“Prej VV-së, ose dy njerëzve kryesor, zotit Kurti dhe Konjufcës, intervista e fundit para fushatës sikur e kemi parë një farë zbutje ose pak mu ka kriju përshtypje edhe pse nuk besoj që e ka me të vërtetë një qasje pak më e qetë në kuptimin e një marrje përgjegjësie për ato që i kanë thënë i bëjmë”, ka deklaruar ai
Ai theksoi se me afrimin e zgjedhjeve fushata bëhet më dinamike dhe se ekziston mundësia që Vetëvendosje t’i rikthehet fjalorit të ashpër që u pa edhe gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit.


