Opinionisti Imer Mushkolaj, i ka bërë thirrje qeverisë Kurti, që t’i përfundojë së pari rrugët brenda Kosovës dhe pastaj të shikojë për ndërtim të rrugës Prizren-Tetovë, raporton Gazeta Blic.
Mushkolaj ka thënë se rruga për Tetova nuk ka kurrfarë urgjence, ndërkaq qytetarët e Kosovës maltretohen me vite nëpër këto rrugë të papërfunduara.
Shkrimi i plotë:
Qeveria sot bëri të ditur se rruga Prizren-Tetovë do të kushtojë mbi 150 milionë euro. Mirë shumë. Po a po i kryeni njëherë rrugët brenda Kosovës, siç janë ajo për Pejë, Mitrovicë, Podujevë, Gjakovë e Gjilan? Për besë rruga për Tetova nuk ka kurrfarë urgjence, ndërkaq qytetarët e Kosovës maltretohen me vite nëpër këto rrugë të papërfunduara.