Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se Qeveria Kurti duhet të gjejë zgjidhje të dinjitetshme për veteranët e vërtetë të luftës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk duhet harruar se veteranët u injoruan për vite me radhë nga partitë që ishin në pushtet.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Qeveria Kurti duhet të gjejë zgjidhje të dinjitetshme për veteranët e vërtetë të luftës. Megjithatë, nuk duhet harruar se nga partitë që ishin në pushtet, veteranët janë injoruar vite me radhë. Për herë të parë ata janë bërë me ligj 17 vjet pas luftës, në vitin 2016. Por ligji, produkt i pazareve partiake, nuk e ka rregulluar si duhet statusin e tyre, ka devalvuar kontributin e veteranëve të vërtetë dhe ka sjellë situatën, me të cilën po përballemi sot.


