Lajme

Mushkolaj: Qeveria po i diskriminon dhe ndëshkon me vetëdije të plotë punëtorët e sektorit privat

11/04/2022 18:53
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Financave, Hekuran Murati, se nuk do t’i ndihmojnë financiarisht punëtorët e sektorit privat, raporton Gazeta Blic.

Mushkolaj thotë se qeveria po i diskriminon dhe ndëshkon me vetëdije të plotë punëtorët e sektorit privat.

“Për dhjetëra-mijëra punëtorë të sektorit privat, ministri Hekuran Murati po thotë plot arrogancë se nuk do të ndihmohen financiarisht. Thua se ata nuk i takojnë kësaj shoqërie, por jetojnë në një tjetër planet. Pra, qeveria po i diskriminon, po i ndëshkon me vetëdije të plotë punëtorët e sektorit privat. Plot mujshi e arrogancë” shkruan Mushkolaj në reagimin e tij raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Murati: S’ka shtesa për punëtorët e sektorit privat, bizneset t’i rrisin pagat për punëtorë