Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka kritikuar LDK-në, duke thënë se gjatë fushatës ka qenë e përqendruar rreth Vjosa Osmanit, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai po ashtu ka theksuar se edhe tani pas zgjedhjeve, po duket që halli më i madh i njerëzve në krye të partisë është se si ta akomodojnë Vjosën në pushtet.
Postimi i tij i plotë:
Krejt fushata e LDK’së ka qenë e përqendrume rreth një personi – Vjosa Osmanit. Edhe mas zgjedhjeve po doket që halli më i madh i njerëzve në krye të partisë është qysh me e akomodu diqysh Vjosën n’pushtet. Kuj po ia nin për parti.


