Lajme

Mushkolaj për verifikimin e pensionistëve: Shteti ta heq këtë procedurë që fyen dinjitetin e njeriut

06/29/2022 09:57
nga:G B

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se është shumë e vështirë për pensionistët që të shkojnë e të lajmërohen në shtet çdo gjashtë muaj për të dëshmuar se nuk kanë vdekur, se ende janë gjallë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se shteti duhet ta heq sa më shpejt këtë procedurë dhe të gjejë mekanizma të tjerë për verifikimin e pensionistëve.

Postimi i tij i plotë:

Nuk ka asgjë më vështirë për pensionistët sesa të shkojnë e të lajmërohen në shtet çdo gjashtë muaj për të dëshmuar se nuk kanë vdekur, se ende janë gjallë. Shteti duhet ta heq sa më shpejt këtë procedurë që fyen dinjitetin e njeriut dhe të gjejë mekanizma të tjerë për verifikimin e pensionistëve.