Lajme

Mushkolaj për reagimet e ministrit Peci: I paduhur dhe e pamoralshme

11/18/2024 22:21
nga:G B

Analisti, Ymer Mushkolaj ka thënë se reagimet e ministrit, Faton Peci lidhur me subvencionet e ndara nga kjo ministri për familjarët e deputetës nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacollli se ai nuk është i përfshirë do të thotë se është reagim “i paduhur” dhe i “pamoralshme politikisht”.

Mushkolaj në “Debat Plus” tha se partia në pushtet ka ardhur me qëllimin për ndryshimin e situatës në Kosovë dhe rregullimin e problemve të tilla, ku marrja e subvencioneve ka qenë me skandale të ndryshme.

“Reagimi i ministrit Peci është i paduhur. Për shkak se munesh, pastaj nuk mundesh duke e arsyetu veprimin tënd me kthye mbrapa se ata kanë bërë. Sikurse Peci, edhe Vetëvendosje nuk keni ardhur në pushtet sikur ata, por me rregullu këto probleme. Tash na del, që veç një rast që vllau dhe daja e deputetes, Pacolli kanë marrë qindar euro nga buxheti i Kosovës. Dhe Peci thotë se nuk ka ndikim. E pamoralshme politikisht që Peci me reagu kështu. Është dashtë me thanë se duhet hetim.

Për reagimin e ” KB Krusha” se janë refuzuar për grant këtë vit, Mushkolaj tha se Qeveria aktuale është dashur të i subvencionoi apo edhe të i ndihmojë në procedurat e tilla, që subvencionet të jetë shtylla e mundësisë financiare të biznesit të tyre.

“Zonja Hoti në deklarimet e saj tha se nuk ka marrë grant prej 2015. Dhe tani është refuzuar prapë. Kjo rast i ndishëm, dhe ndjeshmëria e institucioneve, nëse su marrë kohën e kaluar pse kohën e tashme mos me marrë. Nëse se ka plotësu kriterin, pse nuk e ka ndihmuar në plotësimin e saj. Rasti i saj do duhet të tregonin ndihmën direkte, pasi ato nuk kanë kërkuar lëmoshë por kanë kërkuar mundësi financiare për makineri, për rritjen e biznesit të tyre “, tha Mushkolaj.