I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është njohësi i zhvillimeve politike në vend, Imer Mushkolaj.
Mushkolaj foli për krizën aktuale politike në vend.
Ai tha se bllokada po ndodh pasi subjektet politike kanë vendos me blloku tash e sa kohë pas zgjedhjeve.
“Pak a shumë jemi në njëfarë situate shumë interesante, një situate të bllokadës, jo për shkak se përnjëmend ka nevojë me qenë kjo bllokadë por për shkak se partitë politike kanë vendosë me na blloku tash e sa kohë pas zgjedhjeve. Pra zgjidhjet ekzistojnë, munden me u gjet zgjidhjet, mundemi me dal prek kësaj krize po e quajmë edhe pse sidomos partia në pushtet nuk mendon që ka krizë por nuk ka vullnet e ky vullnet nuk ekziston për arsye jashtëzakonisht jo-parimore ndoshta edhe për arsye krejt personale madje as partiake jo po krejt personale.Pra jemi në këtë situatë që në njëfarë forme tani nëse shohim edhe idetë që vijnë prej opinionit publik apo njerëzve të cilët po na rrethojnë thejsht më nuk po iu intereson çfarë po ndodh për shkak se përnjëmend e ka kalu çdo kufi të arsyes politike kjo zvarritje në krijimin e institucionave të reja”
“Unë mendoj se përtej arsyeve partiake, unë mendoj se këtu ka arsye edhe personale veçanarisht të njerëzve kryesorë të partive politike, të liderve të partive politike të cilët në njëfarë forme, ndoshta tingëllon vrazhdë por këtë farë beteje për me hy në Qeveri ose jo për me kriju institucionet ose për me shku në zgjedhje apo jo e shohin si betejë ‘jetë a vdekje’ në aspektin politik brenda partive të tyre. Këtu po flas edhe për lider të partive por edhe për njerëz të caktuar brenda partive politike të cilët kanë njëfarë ndikimi në partitë politike të caktuara duke fillu prej LVV-së por edhe tek partitë opozitare” deklaroi Mushkolaj në Blic Interview.
Mushkolaj tha se partia e cila ka fituar zgjedhjet (LVV-ja) ka probleme brenda saj me eksponentë të rëndësishëm të këtij subjekti politik.
Ai tha se çështje që kanë të bëjnë me energjinë elektrike kanë shkaktu ‘trandje’ brenda partisë.
“Unë shoh se ka më shumë probleme tek partia e cila ka fitu më së shumti vota, LVV-ja. Mendoj se Albin Kurti ka probleme me parti përkatësisht njerëz të rëndësishëm të partisë kanë probleme me Albin Kurtin. Ka njerëz të rëndësishëm të partisë përpos Albin Kurtit pavarësisht të gjithë si e dimë në njëfarë forme nuk shihen prej Albin Kurtit sepse e dimë se si qeveris brenda partisë në kuptimin e një lideri me premisa autokratike. Ka njerëz të rëndësishëm brenda partisë besoj ndër ata që kanë qenë themelues të LVV-së bashkë me Albin Kurtin…mundet me qenë Glauk Konjufca, Liburn Aliu dmth kemi njerëz brenda VV-së të cilët kjo situate i vë në një pozitë të vështirë në kuptimin e fatit të tyre të ardhshëm politik. Unë mendoj se pakënaqësia me Albin Kurtin është në radhë të parë prej mënyrë se qysh ka qeveris Albin Kurti në kuptimin ndoshta të përgjegjësive që ua ka bartë, kur po flas të përgjegjegjësive të përgjegjësive reale po në anën tjetër brenda VV-së si partia më e madhe në Kosovë ka jashtëzakonisht shumë interesa dhe këto interesa muajt e fundit kanë dalë në sipërfaqe. Unë mundem të them me bindje se çështje që kanë të bëjnë me energjinë elektrike, me tendera jashtëzakonisht të mëdhenj sa i përket edhe energjisë edhe të tjerave kanë shkaktu njëfarë trandje brenda VV-së dhe kjo ka me u pasqyru edhe në te ardhmen brenda VV-së” tha Mushkolaj në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.
Intervista e plotë:


