Lajme

Mushkolaj për Haxhiun: Pushteti po kërcënon me padi njerëzit edhe për humor e satirë

09/06/2022 09:23
nga:G B

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka reaguar ndaj ministres Albulena Haxhiu, pasi ajo paralajmëroi kallëzim penal ndaj një qytetari që ironizoi në Facebook me të, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se pushteti po i kërcënon me padi njerëzit edhe për humor e satirë.

“Pushteti po kërcënon me padi njerëzit edhe për humor e satirë. Dobët, fort dobët”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook./Gazeta Blic/