Lajme

Mushkolaj për arrestimin e politikanit serb në veri: I paarsyeshëm dhe shkelje e të drejtës së lirisë së shprehjes

09/10/2024 20:13
nga:G B

Analisti Imer Mushkolaj e ka quajtur të paarsyeshëm, të panevojshëm dhe shkelje të së drejtës së lirisë së shprehjes arrestimin e sotëm në veri të politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo qasje ndaj komunitetit serb atje nuk ndihmon.

Postimi i tij i plotë:

I paarsyeshëm, i panevojshëm dhe shkelje e së drejtës së lirisë së shprehjes arrestimi sot në veri i politikanit Aleksandar Arsenijeviq, i cili duke fishkëllyer me filikaqë shprehu protestën e vet ndaj vizitës së kryeministrit Kurti në Mitrovicën e Veriut. Kjo qasje ndaj komunitetit serb atje nuk ndihmon.